` . Shefi e grabit me armë kazinon e vet në Dibër, merr 500 mijë denarë - TV-SHENJA

Shefi e grabit me armë kazinon e vet në Dibër, merr 500 mijë denarë

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazë për kryerjen e veprës penale “grabitje”, stacioni policor me kompetenca të përgjithshme – Dibër, në bashkëpunim me njësitin për kriminalitet të pronës dhe dhunës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ngriti padi penale kundër Z.F (49) nga fshati i Dibrës Konjare dhe N.T (45) nga Dibra. “Të dy personave u është caktuar masë paraburgimi në afat prej 30 ditësh. Të dyshuarit, veprën penale e kanë kryer më 15 prill këtë vit rreth orës 05:00 në kazinonë “Star”, e lokalizuar në rrugën “8 shtatori”, në Dibër, kur N.T i cili ka qenë i punësuar dhe shef në kazino, me automobilin e tij e ka sjellë Z.F para objektit”, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme Ohër. Sipas hetimit, Z. F ka hyrë në kazino dhe me kërcënim me armë ka marrë 500.000 denarë