` . SHBA-të mbështesin qeverinë e Turqisë | TV SHENJA
shba

SHBA-të mbështesin qeverinë e Turqisë

Qeveria e SHBA-ve u bëri thirrje të gjitha palëve në Turqi që ta mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shteti John Kerry në lidhje me zhvillimet në Turqi.

Në deklaratë thuhet: “Presidenti i SHBA-ve dhe Sekretari i Shtetit janë të mendimit të njëjtë që të gjitha palët në Turqi ta mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të tregojnë qetësi dhe të qëndrojnë larg çdo dhune dhe gjakderdhjeje. Sekretari Kerry theksoi se Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të fokusohet në sigurinë e shtetasve amerikanë në Turqi. Presidenti kërkoi nga Sekretari Kerry që të vazhdojë ta informojë në lidhje me zhvillimet”, thuhet në deklaratë.

Postime të Ngjajshme