` . SHBA-të dënojnë sulmet mbi popullatën e pafajshme pranë Halepit – TV SHENJA

SHBA-të dënojnë sulmet mbi popullatën e pafajshme pranë Halepit

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmet ndaj civilëve të pafajshëm në afërsi të Halepit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Kirby theksoi se SHBA-të dënojnë sulmet ajrore mbi spitalet në afërsi të Halepit në Siri, ku viktima ishin popullata e pafajshme.

Ai rikujtoi se në sulmet me raketa mbi pesë spitale dhe dy shkolla në Halep dhe Idlib në Siri, u vranë rreth 50 persona, ndër të cilat kishte edhe fëmijë. “SHBA-të dënojnë sulmet ajrore në afërsi të Halepit në spitalet e ‘Mjekëve pa Kufi, ku janë vendosur gra dhe fëmijë. Dënojmë sulmet ndaj civilëve të pafajshëm në këtë pjesë’” ka thënë Kirby.

Ai theksoi se regjimi i Bashar al-Asadit dhe palët që e mbështesin po vazhdojnë me sulmet ndaj civilëve të pafajshëm, pavarësisht thirrjeve për ndërprerje të dhunës gjatë takimit të Grupit Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë në Mynih disa ditë më parë.

Kirby u bëri thirrje të gjitha palëve që përfundimisht të ndalojnë sulmet ndaj civilëve në Siri dhe të fillojnë me shpërndarjen e ndihmës humanitare në zonat që janë nën rrethim.

Postime të Ngjajshme