` . SHBA, stacioni i radhës në Formula 1 - TV-SHENJA

SHBA, stacioni i radhës në Formula 1

Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 19-të të sezonit që do të zhvillohet në SHBA, raporton AA.

Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen të shtunën në orën 22:00-23:00 sipas kohës lokale, ku do të zhvillohen 56 xhiro në pistën ‘Circuit of the Americas‘ e gjatë 5.513 metra në Austin të Teksasit në SHBA, ndërsa gara e madhe do të zhvillohet të dielën, në orën 20:10 sipas kohës lokale.

Në organizim, Mercedes është shpallur që më parë kampion në klasifikimin e ekipeve ndërkohë që edhe klasifikimi i pilotëve është drejt përfundimit.

Nëse piloti i suksesshëm i Mercedes-it, Lewis Hamilton përfundon garën me një rezultat 4 pikë më shumë se finlandezi Valtteri Bottas që është kolegu i tij i skuadrës, rivali më i afërt në renditje, atëherë ai do të bëhet kampion për herë të 6-të. Për pilotin britanik do të jetë e mjaftueshme që të garantojë renditjen në krye të listës edhe nëse renditet në vendin e tetë dhe më sipër në garën që do të zhvillohet në SHBA.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para të Grand Prix-it të SHBA-ve në Formula 1 janë si më poshtë:

 

 

 

 

 

Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani): 363 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 289

3. Charles Leclerc (Monako): 236

4. Sebastian Vettel (Gjermani): 230

5. Max Verstappen (Holandë): 220

Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 652 pikë

2. Ferrari: 466

3. Red Bull: 341

4. McLaren: 111

5. Renault: 73