` . SHBA, personi që vrau 9 afro-amerikanë në një kishë dënohet me vdekje – TV SHENJA

SHBA, personi që vrau 9 afro-amerikanë në një kishë dënohet me vdekje

Juria Federale ka dënuar të martën me vdekje një supremacist të bardhë për masakrën brutale që kreu ndaj nëntë besimtarëve me ngjyrë në një kishë në Charleston tw Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Dylann Roof u dënua në dhjetor për 33 akuza të veçanta federale, duke përfshirë krimin nga urrejtja, ndëkohë që nga akuzat, 18 përmbanin mundësinë për një dënim të mundshëm me vdekje.

Nga 12 anëtarët e jurisë gjyqësore, asnjëri nuk tha se duhet kursyer jetën e të akuzuarit.

Më 17 korrik të vitit 2015, Roof u fut në kishën Metodiste afrikane në Charleston, ku qëndroi ulur bashkë me viktimat e tija të ardhshme.