` . "SHBA nuk ka plane për dërgimin e 14.000 ushtarëve në Lindjen e Mesme" - TV-SHENJA

“SHBA nuk ka plane për dërgimin e 14.000 ushtarëve në Lindjen e Mesme”

Pentagoni të enjten mohoi raportin që pretendonte se SHBA është duke konsideruar vendosjen e 14.000 trupave në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Sekretarja për Shtyp e Pentagonit, Alyssa Farah tha se Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper ka folur më herët gjatë ditës para Kryetarit të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, Jim Inhofe, duke i thënë atij se “ne nuk po mendojmë të dërgojmë 14.000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme në këtë kohë”.

“SHBA vazhdimisht e vlerëson situatën e kërcënimit në të gjithë botën”, tha Farah, duke shtuar se “ne rregullojmë sjelljen tonë të forcës dhe nivelet e trupave bazuar në veprimet kundërshtare dhe situatën dinamike të sigurisë”.

Deklarata e Pentagonit erdhi një ditë pasi Wall Street Journal raportoi se administrata e Trumpit është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit ushtarak të Amerikës në Lindjen e Mesme për të kundërshtuar Iranin.

“Vendosja mund të dyfishojë numrin e personelit ushtarak amerikan që janë dërguar në rajon që nga fillimi i grumbllimit të trupave në maj”, bëri të ditur gazeta, duke përmendur zyrtarët e SHBA-ve.

SHBA ka afër 800 baza ushtarake në të gjithë botën dhe sipas Komandës Qendrore të SHBA-ve, ka midis 60.000 dhe 70.000 ushtarë amerikanë në Lindjen e Mesme.