` . SHBA largohet nga UNESCO - TV-SHENJA

SHBA largohet nga UNESCO

SHBA-ja ka marrë vendimin për largim nga organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se SHBA-ja është larguar nga UNESCO për shkak të “qëndrimit anti-izraelit” dhe “nevojës së reformës strukturore”.

“Ky vendim është reflektim i shqetësimeve të SHBA-ve” 

“Departamenti Amerikan i Shtetit më 12 tetor 2017 ka përcjellë te Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s Irina Bokova, vendimin për largimin nga UNESCO dhe vendimin për të qenë vëzhgues i përhershëm në këtë institucion. Ky nuk është një vendim i lehtë, por është reflektim i shqetësimeve të SHBA-ve për vazhdimin e qëndrimit anti-izraelit dhe nevojës së reformës strukturore në institucion”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu bëhet e ditur se sipas pikës së 6-të të nenit të dytë të Kushtetutës së UNESCO-s, vendimi do të fillojë të aplikohet më 31 tetor të vitit 2018 dhe se deri në këtë datë SHBA-ja do të vazhdojë të luajë rolin aktual në institucion.

Së fundi, vendimi i Komitetit për Trashëgimi Botërore të UNESCO-s për ta vendosur Qytetin e Vjetër në qytetin El-Halil të Palestinës në listën e Trashëgimisë Botërore, ishte pritur me pakënaqësi nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Postime të Ngjajshme