` . SHBA, katolikët vënë në dyshim anëtarësimin në kishë - TV-SHENJA

SHBA, katolikët vënë në dyshim anëtarësimin në kishë

Është zbuluar se 37 për qind e katolikëve në SHBA kanë vënë në dyshim anëtarësimin e tyre në kishë për shkak të pretendimeve për abuzimet dhe ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve të cilat janë intensifikuar në vitet e fundit në Kishën Katolike, transmeton AA.

Sipas mediave amerikane, sondazhi nga kompania Gallup, ka zbuluar se pretendimet për abuzimet dhe ngacmimet seksuale që janë rritur në kohët e fundit në kishat katolike kanë ndryshuar pikëpamjen e katolikëve ndaj kishës.

Sondazhi ka vënë në dukje se 37 për qind e katolikëve amerikanë kanë vënë në dyshim anëtarësimin e tyre në kishë për shkak të skandaleve dhe se kjo shifër është rritur në 15 për qind krahasuar me vitin 2002 kur shpërthyen skandalet e ngjashme në lidhje me kishën.

Në një deklaratë nga Gallup në lidhje me sondazhin thuhet se “Shumica e katolikëve në SHBA ende besojnë tek Papa Françesku, por se është për t’u diskutuar fakti se është 58 për qind norma e atyre që theksojnë besimin tek Papa. Kjo normë sipas liderit të kishës katolike është e dobët”.

Kryeprokurori shtetëror në Pensilvani, Josh Shapiro ka deklaruar se pas një hetimi dy-vjeçar kanë arritur në rezultatin se abuzimet seksuale ndaj fëmijëve janë mbuluar në mënyrë sistematike nga zyrtarët e lartë të kishës në Pensilvani dhe Vatikan.

Pas deklaratës së kryeprokurorit, shumë zona të kryepeshkopatës në vend njoftuan emrat e priftërinjve që kishin ngacmuar seksualisht fëmijët.