` . SHBA jashtë Botërorit, kualifikohet Panamaja - TV-SHENJA

SHBA jashtë Botërorit, kualifikohet Panamaja

Ndeshjet e fundit kualifikuese për kontinentin amerikan, kanë lënë jashtë Botërorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mënyrë të papritur SHBA ka humbur 2-1 me Trinidad Tabako, skuadrën më të dobët të grupit.

Nuk kishte ndodhur që nga viti 1986 që amerikanët të mos luanin në Botëror, e tashmë ata do ta ndjekin kampionatin në televizor. Në kontinentin e Amerikës kaluan direkt për në Botëror, Meksika e Kosta Rika që e kishin siguruar pjesmarrjen në Rusi 2018, pa u luajtur ndeshja e fundit.

Në Botëror shkon edhe Panamaja, e cila mundi pikërisht Kosta Rikën 2-1, duke shënuar një ngjarje historike për sportin e këtij vendi. Ndërsa skuadra që do të luajë në play off, do të jetë Hondurasi, që pas fitores 3-2 me Meksikën, do të provojë forcat me Australinë, për tu rikthyer në një Kampionat Botëror.

Postime të Ngjajshme