` . SHBA, humb jetën në aksident ish-basketbollisti i NBA-së Rasual Butler – TV-SHENJA

SHBA, humb jetën në aksident ish-basketbollisti i NBA-së Rasual Butler

Ish-basketbollisti i NBA-së Rasual Butler ka pësuar për vdekje gjatë një aksidenti të trafikut në Los Angeles të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat amerikane bënë të ditur se në Los Angeles u përmbys automjeti të cilin e drejtonte Butler (38). Në automjet ndodhej edhe e dashura e tij, këngëtarja amerikane Leah LaBelle Vladowski (31), e cila po ashtu humbi jetën.

Butler nga viti 2002 ka luajtur për tetë klube të NBA-së, në mesin e të cilave janë Los Angeles Clippers, Chicago Bulls, San Antonio Spurs.

Gjatë karrierës Butler kishte mesatare prej 7.5 pikëve dhe 2.4 kërcime.

Pas lajmit për vdekjen e tij në aksident trafiku, përmes rrjeteve sociale nga Butler u përshëndetën shumë emra të basketbollit, mes tyre edhe Kobe Bryant.