` . SHBA fillon ndëshkimin ndaj Rusisë – TV SHENJA

SHBA fillon ndëshkimin ndaj Rusisë

Ato që ishin deklaruar më parë nga qeveria e Presidentit Barack Obama dhe senatorët për ndëshkim të Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, sot ka filluar të realizohet.

Siç raporton The Ne York Times, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar 35 agjentë të inteligjencës ruse nga vendi dhe kanë vënë sanksione ndaj dy prej agjencive kryesore të inteligjencës të Rusisë.

Sanksionet prekin edhe katër zyrtarë të lartë të Njësitit të inteligjencës ushtarake ruse, që Shtëpia e Bardhë beson se ka urdhëruar sulmet kibernetike gjatë procesit zgjedhor në SHBA, duke i ndihmuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet.

Kurse, Rusia ka deklaruar se do t’i kundërpërgjigjet çdo sanksioni që vjen nga SHBA-ja.

Postime të Ngjajshme