` . SHBA bëhet me katër impiante të reja të naftës - TV-SHENJA

SHBA bëhet me katër impiante të reja të naftës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) këtë javë u bënë me katër impiante të reja të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania e puseve të naftës Baker Hughes, numri i imipianteve të naftës që shërbejnë për prodhim afatshkurtër është rritur për katër dhe ka arritur në 667.

Të premten, standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar ishte 65,40 dollarë për fuçi, duke u rritur 1,12 për qind.

Çmimi i fuçisë së naftës në tregun e Londrës u rrit për 45 centë në krahasim me çmimin e mëparshëm dhe tani është 64,65 dollarë.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) mbylli tregtimin me 57,95 dollarë për fuçi me një fitim ditor prej 1,01 për qind.