` . SHB Shkupi promovoi 5 tituj të përkthyer – TV-SHENJA

SHB Shkupi promovoi 5 tituj të përkthyer

“Çifligu I zonjës 2”, Çifligu I zonjës 3 -Kaçaku” të autorit Orhan Kemal, “Jetë e quajnë këtë” të autores Ajfer Tunç, “Rrëfim zemre” dhe “Një akullore për vogëlushin” të autores Tuna Kiremitiç janë pesë titujt e promovuar nga shtëpia botuese Shkupi. Sipas drejtorit të kësaj shtëpie botuese këto vepra të letërsisë turke janë një mundësi e mirë për lexuesit shqiptarë.

” Shpresoj që kjo të jetë kënaqësi e ndërsjellë dhe e përgjithshme që po promovojmë pesë libra të rinjë. Kësaj radhe e bëjmë edhe një hap për letërsinë bashkëkohore turke të përkthyera në gjuhën shqipe katër autorë dhe pesë tituj”, deklaroi Azam Dauti, Drejtor i Shtwpisw Botuese “Shkupi”.

Edhe për përkthyesit e librave ishte  kënaqësi  të punojnë në përkthimin e këtyre veprave. Sipas tyre këta tre shkrimtarë janë të vlefshëm për dashamirët e librit .

” Përkthimi është art, nevojitet kreativitet dhe durim i madh për ta bërë mirë. Padyshim se nuk mund të bëhet si duhet pa njohjen mirë të gjuhës së shkrimtarit të vendit të tij të lindjes dhe të tërë pikturës ”, deklaroi Besa Drndar, përkthyese.

Para disa ditëve shtëpia botuese Shkupi promovoi disa vepra të autorëve suedez.

Hava Tahiri /SHENJA/