` . SHABAN TËRSTENA NDAN OSKARET OLIMPIKE 2019 - TV-SHENJA

SHABAN TËRSTENA NDAN OSKARET OLIMPIKE 2019

Kampioni Olimpik i mundjes, Shaban Tërstena ka ndarë edhe për këtë vit 5 Oskare Olimpike. Në organizimin e tretë me radhë të ndarjeve të Oskareve Olimpike nga Tërstena, këtë vit në ceremoninë solemne u nderuan emrat si Gjorgji Kuzmanovski, Anton Sereçi, Mirosllav Naumovski, Migena Gorenca dhe Vanço Çifliganec. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe shumë figura të ndryshme të sportit si dhe sferave tjera. Vet kampioni Olimpik pretendon që këtë ceremoni të ndarjeve të Oskarave ta vazhdojë edhe viteve në vijim, duke vlerësuar të gjithë njerëzit që e kishin përkrahur gjatë rrugëtimit të tij në arritjet e majeve të sportit të mundjes. Kujtojmë që Shaban Tërstena është shpallur dy herë mundësi më i mirë në Europë dhe Botë në Lojrat Olimpike të vitit 1984 dhe 1988. Ai gjithashtu ka fituar edhe shumë medalje tjera gjatë karrierës së tij, ndërsa është vlerësuar edhe sportist i shekullit XX në vendin tonë.