` . Sfillare: Pranë burimit pa ujë! (Video) – TV-SHENJA

Sfillare: Pranë burimit pa ujë! (Video)

Të përballur me mungesë të ujit të pijshëm, banorët e Sfillares së Epërme po kalojnë ditë të vështira. Në këto ditë të nxehta, përveç etjes, ata përballen edhe me mungesën e higjienës. Mungesa e ujit është edhe problem për banorët që merren me bagëti. Ndërkohë, premtimet që u janë dhënë vite me radhë për rezervarin e ujit mbeten të parealizuara.

BANOR
Me ujin kemi problem tashmë dhjetë vjet. Uji nuk ka tek rezervari që është atje. E kanë ba veç rezervarin, ujë nuk ka tashmë dhjetë vjet. Kjo kodra s’ka ujë asnjëherë. Edhe shihni edhe vetë komuna s’ka punuar qe dhjetë vite, as rrugë, as ujë as send hiq”.

BANOR
”Para pesë ose gjashtë vite u fillua projekti i ujit por u dështoi mos të përmendim se cila parti se të gjitha janë të njejta, por sidomos këto dy vitet e fundit është bë e tepërt nuk kanë njerëzit as me pi”

BANOR
“Para sdi sa vjetve, nisën për me e marr prej atje në fshatin Rashçe. Dhanë para Komuna e Sarajit edhe nuk u realizua edhe ajo edhe ka mbetur në gjysmë. Nëse nuk e keqpërdorin ka edhe gjatë ditës ujë”.

Banorët thonë se deri më tani askush nuk u ka ndihmuar edhe pse nga burimi kryesor janë vetëm disa kilometra.

Ky fshat numëron mjaft shtëpi të cilat vite me rradhë janë pa ujë të pijshëm dhe që gjatë stinës së verës kanë probleme të shumta për shkak të mungesës së ujit, e ky është një premtim që ju bëhet vite radhazi për menjanimin e problemit dhe për të pasur ujë këta banorë, por asnjëherë nuk ka përfunduar deri në fund dhe fatkeqësisht edhe gjatë kësaj vere ata përballen me mungesë të ujit të pijshëm ujë për higjienën personale shtëpiake dhe në përgjithësi’

Madje një pjesë e Sfillares së Epërme kanë problemin më të madh, pasi janë në kodër. Banorët thonë se mungesa e ujit u pengon edhe në kryerjen e obligimeve fetare.

Nga Komuna e Sarajit refuzuan të prononcohen për problemet të cilat i kanë banorët. Ata u arsyetuan me pushimet verore.

Hava Tahiri /SHENJA/

sfillare-pa uje by tvshenjaofficial