` . Sevilja eliminon Mençester Junajtedin nga Liga e Kampionëve (VIDEO) – TV-SHENJA

Sevilja eliminon Mençester Junajtedin nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

Një super ndeshje, sidomos nëse flasim për pjesën e dytë zhvilluan sonte Mançester Junajtedi dhe Sevilja në “Olld Traford”, ku në fund fitores iu gëzua skuadra spanjolle. Pas barazimit pa gola në “Ramon Sançez Pizhuan”, gjithçka niste nga fillimi edhe sonte, ashtu që dy golat e shënuar nga Ben Jeder vetëm se paralajmëruan eliminimin e Mançester Junajtedit, që nuk gjeti forcë dhe kohë për të bërë diç më tepër.

Ben Jeder vetëm pas dy minutave jo të plota pasi u inkuadrua në lojë në vend të Muriel, në minutën e 74-të shënoi golin e parë për Seviljën, teksa nuk vonoi shumë dhe 4 minuta më pas edhe për herë të dytë arriti që të mposhtë portierin David De Gea.

“Djajtë e Kuq” deri në mbyllje të takimit u lëshuan në sulm me të gjitha forcat e tyre, por gjithçka që mundën të bëjnë ishte goli i vetëm i shënuar nga Romelo Lukaku në minutën e 84-të, kur shënoi një super gol nga brendia e zonës.

Është ky një eliminim i dhimbshëm për Murinjon dhe Junajtedin e tij, që në këtë mënyrë bëhet skuadra e dytë pas Totenhamit që i thotë lamtumirë Ligës së Kampionëve Europian.