` . Sërish numër i madh i të infektuarve, mbeten të mbyllur kufijtë e BE-së për shtetasit e Maqedonisë së Veriut - TV-SHENJA

Sërish numër i madh i të infektuarve, mbeten të mbyllur kufijtë e BE-së për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Gjatë 24 orëve të kaluara, regjistrohen 126 raste të reja me Kovid-19 në vend, duke përfshirë një të porsalindur dhe nënën e tij nga Shtipi, si dhe katër infermiere dhe tre motra medicinale nga Reparti gjinekologjik dhe obstetrik i Prilepit. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit, vendi nuk i plotëson kriteret epidemiologjike të Bashkimit Evropian dhe kufijtë mbeten të mbyllur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Sipas vendimeve të BE-së, Greqia ka vazhduar ndalimin e hyrjes në territorin e saj për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, kështu që edhe pse vendkalimi kufitar “Evzoni” do të hapet sot, kalimet do të lejohen vetëm për arsye thelbësore, pra për familjarët e shtetasve evropianë të punësuar në sektorin shëndetësor, personat që kujdesen për të moshuarit, punëtorët sezonal në sektorin e bujqësisë, punëtorët e transportit, diplomatët, personelin ushtarak ndërkombëtar, punëtorët humanitarë në detyrë, udhëtarët transit, udhëtarët që udhëtojnë për arsye të nevojshme familjare, studentët. Rishikimi i vendimit u paralajmërua për 15 ditë bazuar në gjendjen epidemiologjike.