Sërish lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,86% në raport me vendimin e datës 2.5.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e
mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,905 %, te nafta për 5,550 %, te vaji ekstra i lehtë për 5,333 % dhe te mazuti ulja është 4,615 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,031%

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,455 den/kg dhe tani do të jetë 39,620
den/kg.

Nga data 6.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 78,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 80,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 67,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,620 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 6.5.2023.
Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i
formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më
të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

MARKETING