` . Serena Williams i kthehet fushës së tenisit në 'Australian Open' - TV-SHENJA

Serena Williams i kthehet fushës së tenisit në ‘Australian Open’

Kreu i Grand Slam Australian Open, Craig Tiley njoftoi se Serena Williams do t’i kthehet fushës së tenisit pas lindjes dhe në janar të vitit të ardhshëm do të mbrojë titullin e saj në turneun në Melburn, raporton Anadolu Agency (AA).

“Serena do të kthehet. Na gëzon fakti që sërish ta presim dhe ta ndjekim në rrugën e saj të thyerjes së rekordeve për nga numri i fitores të titujve Grand Slam”, tha Tiley.

Tenistja më e suksesshme e të gjitha kohërave Williams për shkak të shtatzënisë përkohësisht ishte tërhequr nga bota e tenisit, kurse në shtator ajo solli në jetë vajzën Alexis Ohanian Olimpia.

Vitin e kaluar ajo fitoi Australian Open, duke mundur motrën e saj të madhe Venus në finale, dhe në atë kohë ishte në javën e nëntë të shtatzënisë.

Drejtori i Australian Open, Tiley, gjithashtu bëri të ditur se fituesit e turneut të ardhshëm në Melburn në dy konkurset do të marrin një çek në para në vlerë prej katër milionë dollarë, dhe se fondi i përgjithshëm i çmimit është rritur me dhjetë për qind duke arritur rekord prej 55 milionë dollarësh.

“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e turneut Grand Slam për fituesit si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe të femrave, që do të marrin nga katër milionë dollarë”, ka thënë Tiley.

Tiley admiruesit e tenisit gjithashtu i ka gëzuar me konfirmimin e lajmit se në Australian Open në kategorinë për meshkuj që do të mbahet në janar, botës së tenisit do t’i kthehen Andy Murray dhe Novak Gjokoviç, të cilët kishin pauzuar këtë sezon për shkak të problemeve me lëndimet.

Postime të Ngjajshme