` . SERENA VILLIAMS, SPORTISTJA MË E PAGUAR NË BOTË - TV-SHENJA

SERENA VILLIAMS, SPORTISTJA MË E PAGUAR NË BOTË

Revista “Forbs” ka bërë renditjen e sportisteve më të paguara për periudhën qershor 2018-të – qershor 2019-të. Tenisi, që konsiderohet si sport aristokratësh, nuk është rastësi që ka pushtuar gjithë pjesën e lartë të klasifikimit. Kampionia e 23-të grend slemeve, Serena Villiams kryeson listën vjetore të sportisteve me të ardhura totale 29.2 milionë dollarë. Pas fitores së US dhe Australian Open, japonezja Naomi Osaka zuri vendin e dytë në listë me 24.3 milionë dollar, ndërsa gjermania Angelik Kerber u rendit e treta me 11.8 milionë dollarë. 10 vendet e para në listën e sportisteve më të paguara sipas “Forbs” janë të gjitha teniste.