` . Serbia në alarm: Thaçi vendos kontakte direkte me Trumpin - TV SHENJA

Serbia në alarm: Thaçi vendos kontakte direkte me Trumpin

Gazeta beogradase “Danas”, e cila raportoi drejtpërdrejt nga Uashingtoni, shkruan se Hashim Thaçi është lideri i parë ballkanik që ka vendosur kontakte me administratën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA Donald Trump, duke i potencuar takimet me liderët republikanë Bob Dole dhe James Demint.

Këto burime serbe pohojnë se është veçanërisht i rëndësishëm takimi me senatorin Bob Dole, njeri i afërt me presidentin e ri amerikan.

Këto ditë u konfirmua se ish kandidati presidencial amerikan Bob Dole është emëruar si zëvendës kryesues i ekipit tranzitor të Presidentit Trump. Gazeta serbe përkujton se Kosova, pas Izraelit, është vendi i dytë në botë për donacione amerikane për kokë banori, raporton Telegrafi.

Siç shpjegojnë burimet e gazetës në Uashington, Thaçi, i cili nga e hëna deri të enjten është në një vizitë zyrtare në SHBA, do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë”, por gazeta potencon “se janë konfirmuar edhe takimet e tij me senatorë republikanë me ndikim, siç është Bob Corker, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatoret nga Iova, Joni Ernst, të cilët konsiderohen shumë të afërt me administratën e Trumpit, si dhe diskutime me liderë republikanë dhe demokratë në Kongres”


Postime të Ngjajshme