` . Senegali në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës (FOTO+VIDEO) - TV-SHENJA

Senegali në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës (FOTO+VIDEO)

Senegali ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, duke e mposhtur Beninin me rezultat minimal 1 me 0.

Golin e avantazhit në minutën e 69-të e shënoi Gueye, pas asistimit të Sadio Mane.

Benini e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi në minutën e 83-të, Verdon u ndëshkua me karton të kuq. Në gjysmëfinale, Senegali do të përballet me fituesin e çiftit Madagaskar-Tunizi.