` . Sëmuret nga gripi, Enis Bardhi mbetet në pankinë kundër Espanjolit - TV-SHENJA

Sëmuret nga gripi, Enis Bardhi mbetet në pankinë kundër Espanjolit

Mesfushori i talentuar shqiptar Enis Bardhi sonte nuk do të mund të paraqitet në formacionin startues të skuadrës së tij Levante në transfertën kundër Espanjolit në kuadër të xhiros së 8-të të elitës së futbollit spanjol. Futbollisti i momentit te Levante mbetet jashta formacionit bazë shkaku i virozës që e ka kapluar këto ditë.

Edhe pse shkëlqen në çdo paraqitje te ekipi spanjol dhe ishte titullar në takimet e Maqedonisë kundër Italisë dhe Lihtenshtajnit, duke shënuar një super gol në fitoren 4:0 ndaj këtyre të fundit, hovin e Bardhit e ndal gripi që e lë të paktën në pankinë sonte në vizitën me Espanjolit në Barcelonë. Vendimi ka ardhur në marrvëshje ndërmjet lojtarit nga Shkupi, stafit teknik dhe ekipit mjekësor, pasi Bardhi i ndikuar nga viroza nuk ndjehet i gatshëm 100% në aspektin fizik. Mbetet të shihet nëse megjithatë do të merr shans nga pankina për t’u inkuadruan në pjesën e dytë të takimit Espanjol-Levante që luhet sonte në orën 21:00. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme