` . Sela: Duam drejtësi dhe jo marrëveshje sekrete për amnisti (VIDEO) - TV-SHENJA

Sela: Duam drejtësi dhe jo marrëveshje sekrete për amnisti (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për shtet të së drejtës dhe kundër marrëveshjeve që kanë për qëllim amnistimin e funksionarëve aktual dhe ish funksionarëve të dyshuar për krim dhe korrupsion. Takimin e mbrëmshëm mes Zoran Zaevit dhe Hristian Mickoskit, kreu i Aleancës, Ziadin Sela, e sheh si një shkelje e traditës së deritanishme të takimeve me pjesëmarrje të katër liderëve partiak dhe të dyshimtë rreth asaj se çfarë është biseduar. Gjatë një brifingu me gazetarë të mbajtur sot në Shkup, Sela tha se deri më tani ka mbështetur procese të rëndësishme për vendin dhe jo qeverinë, andaj i bëri apel pushtetit që të mos llogarisin në mbështetje bllanko për çfarëdo lloj marrëveshje rreth Prokurorisë Publike nëse me atë cënohet drejtësia dhe shteti ligjor.

Ziadin Sela, kryetar i ASH-së: Thamë që nuk pranojmë asnjë marrëveshje që e arin dy subjekte politike, sepse ne kemi autonominë tonë si subjekt politik. Në qoftë se BDI-në e përfaqëson atje nuk e dij tash, a kryeministri apo ish partia e tij partnere që është VMRO-ja, neve nuk na përfaqëson asnji nga këto dy subjekte. Dhe në qoftëse dikush don që nëpërmjet nesh të ndërtojë shtet të së drejtës, do të ndërtojmë shtet të së drejtës e jo kalkulime për të amnestuar ndonjë politikan të para 15 vitesh ose të 10 vitesh të subjektit politik aktual në Qeveri, ose kalkulime të tipit për të amnestuar ndonjë ministër ose ish funksioner të rregjimit të kaluar, por për të ndërtuar shtet të së drejtës”.

Sela tha se Aleanca për Shqiptarët momentalisht nuk ka koalicion me asnjë subjekt politik dhe se për këtë çështje do të vendosin kur të afrohen zgjedhjet. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth pasivitetit të partive opozitare dhe komunikimit me Lëvizjen Besa, Sela tha se ndjehet i habitur edhe sot kjo parti ka caktuar brifing në kohë të njëjtë me atë që kishte caktuar Aleanca që para një jave, por edhe për disa veprime të tjera të Bilall Kasamit.

Sinkron: Ziadin Sela: Edhe atëherë mu duk i pakuptimtë reagimi i zotit Kasami se pse nuk është ftuar Lëvizja Besa në atë takim dhe akoma më kontradiktor mu duk reagimi i djeshëm kur thot pse sjanë subjektet politike shqiptare në takimin që u mbajt ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së. Për këto unë mendoj që gjithsecili duhet të jape llogar për veprimet e veta. Në qoftëse ju keni interes dhe të dini se me kë do të bëjmë koalicion ne, akoma nuk janë shpallur zgjedhjet dhe kur do të shpallen zgjedhjet neve do ta bëjmë publike edhe koalicionin se me cilin do të koalicionojmë, por hë për hë ne nuk kemi ndonjë koalicion me ndonjë subjekt politik. S’kemi pasur as në zgjedhjet presidenciale, koalicioni jonë ka qenë Blerim Reka, kandidat për president”.

Edhe në brifingun e sotëm, kreu i Aleancës për Shqiptarët ka pësëritur qëndrimin për zgjedhjen e një prokurori ndërkombëtar në krye të Prokurorisë Speciale Publike. Ai tha se janë për veting të vërtetë në gjyqësor dhe prokurori, ndërsa akuzoi se partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim po e keqpërdor këtë temë vetëm për ta djegur.

Arben Zeqiri /SHENJA/