` . Sejfullahu i pesti në Evropianin e juniorëve - TV-SHENJA

Sejfullahu i pesti në Evropianin e juniorëve

Mundësi i Klubit Liria Elmedin Sejfullahu i ka mbyllur garat në vendin e pestë të Kampionatin Evropian për Junior që u mbajt këtë fundjavë në Bukuresht të Rumanisë. Sejfullahu në përballjen për medaljen e bronzt u mposht nga mundësi i Azerbejxhanit Mahir Amirasllanov, ndërsa më herët kishte mposhtur dy favoritet ukrainasin Gutsuljak dhe polonezin Gorzinskin. Edhe përkrah disfatës në luftën për medaljen e bronzt, për Sejfullahun kjo ishte një arritje e jashtë zakonshme në karrierën e tij, duke u renditur i pesti në evropianin e juniorëve. Vlen të kujtojmë se Sejfullahu ka arritur të fitoj dy medalje të bronzta në dy kampionatet evropiane për kadet.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme