` . SEFERI: I BEFASUAR, DO TË JAP MAKSIMUMIN PËR KOMBËTAREN - TV-SHENJA

SEFERI: I BEFASUAR, DO TË JAP MAKSIMUMIN PËR KOMBËTAREN

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Turqinë dhe Moldavinë në dy ndeshjet eliminatore të muajit tetor për Kampionatin Europian 2020. Një nga të ftuarit e ri të seleksionuesit Edy Reja, ishte Taulant Seferi nga Kumanova, që është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren ‘A’ të Shqipërisë, pasi më herët ka qenë pjesë edhe Shpresave kuqezi. Seferi ka foluar në konferencën për mediat të organizuar nga federata shqiptare e futbollit për përgatitjet dhe ndeshjet e radhës të Kombëtares, ndërsa vet ai ka folur edhe për pritjen e tij në ‘rrethin’ kuqezi. Kujtojmë që Shqipëria ndeshjen me Turqinë e luan me 11 tetor në Stamboll, ndërsa tre ditë më vonë përballet me Moldavinë. Sinkron: Taulant Seferi, futbollist i Kombëtares “Kam pritur ftesën të isha në Kombëtare, pasi mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për fanellën kuqezi. E rëndësishmja është se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje. Unë e kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren dhe jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivitet, shpresoj që këtë atmosferë ta përcjellim edhe në ndeshjet e ardhme”.