` . S’bashkëpunojmë me Assadin kundër ISIS-it - TV-SHENJA

S’bashkëpunojmë me Assadin kundër ISIS-it

“Aleanca ndërkombëtare kundër ISIS-it nuk përfshin Assadin dhe trupat e tij. Të mos harrojmë se shumica e refugjatëve që kanë ardhur te ne kanë ikur nga Assadi”, ka theksuar Merkelnë një intervistë për gazetën “Augsburger Allgemeine”.

“Ai vazhdon të gjuajë barelë-bomba kundër popullit të tij. Nuk mund të ketë të ardhme për të në krye të shtetit”, ka theksuar kancelarja, duke bërë thirrje në të njëjtën kohë për një “zgjidhje politike” për konfliktin.

Një koalicion ndërkombëtar po kryen sulme ajrore kundër ISIS-it në Siri derisa Rusia, sipas perëndimorëve, po sulmon si xhihadistët, ashtu edhe rebelët që konsiderohen të moderuar.

Gjermania do të marrë pjesë në përpjekjet ushtarake me avionë zbulues, të dhënat e të cilave nuk do t’u komunikohen as Moskës e as Damaskut.

Postime të Ngjajshme