` . Sarkozy akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës nga Gadafi – TV-SHENJA

Sarkozy akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës nga Gadafi

Gjykatësit francezë kanë ngritur aktakuzë nga ish-presidentit Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe financim të paligjshëm të fushatës, në lidhje me dyshimet se ai ka marrë fonde nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Qaddafi për fushatën e tij më 2007, kanë thënë zyrtarët.

Akuzat vijnë pasi Sarkozy për dy ditë është marrë në pyetje nga policia anti-korrupsion në Nanterre, në veriperëndim të Parisit. Gjyqtarët hetues janë duke hetuar mbi dyshimet se regjimi i Qaddafit në mënyrë të fshehur i ka dhënë Sarkozyt 50 milionë euro për fushatë.

Kjo shumë është dyfishi i shumës së lejuar për financim të fushatës në Francë.

Sarkozy, 63-vjeç, ishte president i Francës nga vitit 2007 deri më 2012. Ai vazhdimisht ka mohuar këto akuza.