` . Saraj, investim në infrastrukturën e ujërave të zeza - TV-SHENJA

Saraj, investim në infrastrukturën e ujërave të zeza

Sot në Komunën e Sarajit është përuruar nisja e punimeve për ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimit. Projekti realizohet në bashkëpunim në mes komunës së Sarajit dhe ministrisë së Ekologjisë. Ministri Nurhan Izairi tha se edhe këtë vit do të ndahen mjete në drejtim të rrumbullakimit të plotë të sistemeve të kanalizimit në komunën e Sarajit.

 “ Vlera e investimit, për vitin që shkoi, është tre milionë denarë dhe poashtu edhe këtë vit do të vazhdojmë me kofinancimin me siguri do të jetë një vlerë me siguri tre milion denarë. Faza e parë është diku përafërsisht 800 metra, krahu tjetër poashtu edhe 800 metra, pra përafërsisht 2 kilometra duhet të mbulohen me projektin që ka qenë i paraparë për vitin 2015”, ka deklaruar ministri i ekologjisë Nurhan Izairi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati tha se vlera e përgjithshme e investimit kap shifrën prej 7 milion denarë.

“Kjo është fazë a e parë, ne jemi përcaktuar që të fillojmë në vendbanimin më të madh të komunës. Kuptohet që mjetet tjera të cilat do të mbesin do të shfrytëzohen për rrjete nëpër vendbanime tjera të Komunës së Sarajit”, deklaroi kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Më tej, Murati tha se nëse gjërat rrjedhin sipas asaj që është planifikuar pritet që punimet të përfundojnë brenda 15 ditëve.
Enis Murtezi /SHENJA/

Postime të Ngjajshme