` . Sanchez pritet të mungojë dy muaj - TV-SHENJA

Sanchez pritet të mungojë dy muaj

Alexis Sanchez mund të jetë jashtë fushave për më shumë se dy muaj – pasi sulmuesi i Interit pësoi një dëmtim të këmbës duke luajtur për Kilin.30-vjeçari është vetëm në huazim nga Manchester United dhe bëri katër paraqitje për Nerazzurrët këtë sezon, duke shënuar një gol, përcjell GazetaBlic.Sipas Mundo Deportivo dhe TyC Sports, ish-lojtari i Barcelonës dhe i Arsenalit mund të ishte jashtë fushave për të paktën dy muaj, duke i dhënë fund paraqitjeve të tij në fushë në vitin 2019.