` . San Antonio tërheq fanellën me numër 9 të Tony Parker - TV-SHENJA

San Antonio tërheq fanellën me numër 9 të Tony Parker

Skuadra e San Antonios ka marrë vendimin për të tërhequr fanellën me numër 9 që e mbante veshur basketbollisti francez Tony Parker. 37 vjeçari u tërhoq në fund të sezonit të kaluar, ndërsa ceremonia lamtumirëse do të zhvillohet më 11 nëntor. Parker me fanellën e San Antonios ka fituar 4 tituj kampion, duke qenë një nga ikonat e këtij ekipi dhe të NBA-së. Ai gjithashtu është shpallur MVP i finaleve dhe 6 herë ka luajtur në “All Star Game”. Ndryshe Tony Parker është basketbollisti i 10-të që San Antonio i tërheq fanellën.