` . Samsungu thyen rekord në shtëpinë e Apple-it – TV SHENJA

Samsungu thyen rekord në shtëpinë e Apple-it

Samsungu po vazhdon të thyejë rekorde me para-porosi me linjën e re të telefonave, Galaxy S8 dhe S8+.

Pas suksesit ditë më parë kur u njoftua se në shtëpinë e Samsungut, Kore të Jugut, janë bërë më shumë se një milion porosi në total, njoftohet se rekordi është thyer edhe në SHBA.

Dega e kompanisë në SHBA ka njoftuar se porositë për linjën e re kanë qenë më të mirat në histori. Telefoni S8 është para-porositur 30 për qind më shumë se linja e vitit të shkuar.

Edhe pse Samsungu nuk ka treguar për shifra të sakta, kjo llogaritet sukses i madh duke marrë parasysh se rivali kryesor i kompanisë Apple është me bazë në SHBA dhe po rivalizohet nga një kompani e huaj.

Postime të Ngjajshme