` . Salihasi i pari në ballkaniadën e mundjes - TV-SHENJA

Salihasi i pari në ballkaniadën e mundjes

Mundësi shqiptar Aid Salihasi ka triumfuar në Ballkaniadën për moshën 15 vjet në Slloveni, duke mundur në finale rumunin Erik Gombos në disciplinën stil të lirë deri në 47 kg. Salihasi rrugëtimin deri tek vendi i parë e nisi duke kaluar raundin e parë pa luftë, ndërsa në gjysmëfinale ishte i papërmbajtshëm duke mposhtur bullgarin Ismail Pomakov me shifrat 5:0.

Gjithesi vendi i parë në Ballkaniadën e Sllovenisë për Salihasin është sukses në vete, pasi ai në asnjë moment nuk u dorëzua duke treguar që në një të ardhme të afërt do ta shohim duke ngritur lartë medaljen e artë në Kampionatet tjera Evropiane, pse jo edhe në Lojërat Olimpike.

Samir Sinani /SHENJA/

Postime të Ngjajshme