` . Salihasi eliminohet nga Botërori i Greqisë në Mundje - TV-SHENJA

Salihasi eliminohet nga Botërori i Greqisë në Mundje

Mundësi shqiptarë, Aid Salihasi është eliminuar nga Kampionati Botëror për kadet në mundje që po zhvillohet në Athinë të Greqisë. Salihasi që ishte i vetmi përfaqësues në reprezantacionin e Maqedonisë në këtë eviniment, u eliminua në ndeshjen e parë nga Ajai Puri me rezultat 10:0 në kategorinë e stilit të lirë.

Kujtojmë që së bashku me Salihasin nga Maqedonia ishte paraparë që të merr pjesë në Botëror edhe mundësi David Mishev, mirëpo ky i fundit mbeti jasht këtij eventi për shkak se pësoi lëndim në këmbë gjatë stërvitjeve.

Kështu që me eliminimin e shqiptarit, përfaqësuesja e vendit në mundje mbyll aventurën e shkurtër në Botërorin e Greqisë, duke menduar tashmë për Kampionatin Botëror U21 që do të zhvillohet në muajin nëntor.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme