` . Sadiku kërkohet nga një tjetër skuadër italiane – TV-SHENJA

Sadiku kërkohet nga një tjetër skuadër italiane

Është Sampdoria ekipa e cila ka shfaqur një interesim të madh për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili shënoi golin e vetëm për Shqipërinë në kampionatin Europian, raporton ‘Calciomercato’.

Por Sadiku prej kohësh po mbahet ‘peng’ nga Zyrihu ndërsa lojtari kërkon largimin nga zviceranët të cilët sezonin e kaluar e konsideruan si një lojtar të pa vlerë.

Ende nuk është zyrtarizuar emri i klubit italian që interesohet për Sadikun, ndërsa grupi i menaxhimit të lojtarit “Fairplay agency” me titullar Dino Lambertin po negocion me presidentin e Zyrihut për të arritur një marrëveshje.