` . Sadiku gjen golin e parë me Malagën, titullar edhe Keidi Bare - TV-SHENJA

Sadiku gjen golin e parë me Malagën, titullar edhe Keidi Bare

Sulmuesi elbasanas u transferua te Malaga në orët e fundit të merkatos dhe mori vendin e titullarit, ndërsa sot shënoi në minutën e 54-t, duke u dhënë të tijve avantazhin e përkohshëm.

Gjithsesi takimi u mbyll në barazim 1-1, pasi Mirandes gjeti 15 minuta para fundit, ndërsa për 70 minuta në fushë për Malagën, ishte edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare Keidi Bare.