` . Sa u kushtojnë tatimpaguesve llastimet e familjes mbretërore britanike dhe asaj presidenciale në SHBA? - TV-SHENJA

Sa u kushtojnë tatimpaguesve llastimet e familjes mbretërore britanike dhe asaj presidenciale në SHBA?

Ka diçka që nuk ndryshon në familjen mbretërore britanike: pavarësisht nga trazirat gjeopolitike apo të brendshme, taksapaguesit paguajnë për ta.

Si një familje me bujë që qëndron në hije e megjithatë përcakton drejtimin e politikës, ka të tillë që tërheqin paralele mes mbretërorëve britanik dhe familjes së presidentit Trump.

Problemi është se pagesa e udhëtimeve të tyre VIP dinë të jenë të kushtueshme – veçanërisht kur ekonomitë kërcënojnë të ashpërsohen edhe më tej. Nëse kostoja ia vlen, përfitimi nuk është gjithmonë i qartë, pasi as  Royal-ët nuk janë transparent kur bëhet fjalë për financimin e familjes.

Më poshtë, Politico.eu jep shënime mbi vlerësimin e çmimeve për mbretërorët e Windsor dhe familjen e presidentit amerikan Trump, dhe i jep secilës familje një faturë të kostos që u ngarkohet tatimpaguesve.

Mbretërorët britanik

Skandalet që vërtiten rreth familjes Windsor janë përqendruar në lidhjet e Princit Andrew me miliarderin famëkeq Jeffrey Epstein, dhe përdorimin e aeroplanëve privatë nga çifti i ri Meghan dhe Harry teksa mbajnë ligjërata për mbrojtjen e ambientit.

Të dy skandalet shtrojnë një pyetje të ngjashme: Në çfarë mase duhet të paguajnë tatimpaguesit faturën e “të llastuarve mbretëror”?

Vetë mbretëresha financohet përmes Grantit Sovran prej 82,2 milionë funte në vit, që merr rreth 1.24 % të taksave të taksapaguesve. Ajo e përdor këtë fond për mirëmbajtjen e të gjitha pallateve të saj (përfshirë 2.4 milionë funte rinovim për banesën e re të Harry dhe Meghan), si dhe kostot e saj të stafit dhe udhëtimit.

Pesëmbëdhjetë anëtarë ë të vjetër mbretëror janë financuar kryesisht nga dy fonde të pakta të krijuara nga Mbreti Edward III në Shekullin XIV. Dukesshat e Cornwall dhe Lancaster kanë zotërime shumë të vlefshme të tokave të banuara dhe atyre bujqësore, ku të ardhurat e tyre të kombinuara janë afro 43.3 milionë.

Pas kësaj vjen kostoja e mbrojtjes së policisë, duke përfshirë figura të tilla më të vogla si vajzat e Andrew, princeshat Beatrice dhe Eugenie, e nënta dhe e 10-ta në përputhje me fronin përkatës.

Buxheti i saktë për ruajtjen e mbretërorëve nuk është publik, por në vitin 2017 u vlerësua se Skuadra e Mbrojtjes mbartë kosto prej 128 milionë funtesh.

Pas kritikave për udhëtimet e shtrenjta mbretërore – përfshirë disa fatura prej 126,000 funtesh të ngarkuara për taksapaguesit për mbrojtjen e Princeshës Eugenie gjatë vizitave të saj në Azi, Amerikë dhe Afrikë – u raportua se anëtarët e rinj të familjes ishin duke kërkuar trena mbretëror dhe avionë shtesë privat.

Por familja e William dhe Kate përjashtohen nga këto “vese”. Ata shpeshherë fluturojnë me pak shpenzime. Udhëtimi i tyre i fundit kushtoi 73 funte.

Familja Trump

Kur bëhet fjalë për pagat, familja Trump është e varfër në krahasim me familjen mbretërore britanike. Kompensimi presidencial ka mbetur i njëjtë që nga viti 2001 – 400,000 dollarë në vit, së bashku me shpenzime shtesë prej 50,000 – 100,000 dollarë të udhëtimit dhe 19,000 dollarë buxhet për argëtim.

Zonja e parë Melania Trump nuk merr pagë, por stafi i saj ndihmës kushton rreth 500,000 dollarë në vit. Dyshja jetojnë në Shtëpinë e Bardhë falas së bashku me djalin e tyre adoleshent, Barron.

Vajza e presidentit Ivanka dhe burri i saj Jared Kushner, të dy të punësuar si këshilltarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu nuk marrin pagë.

Por a po paguajnë pak amerikanët për familjen presidenciale? Jo dhe aq pak.

Presidentit duhet t’i mbrohet familja e tij e madhe. Ai ka pesë fëmijë, tre prej tyre të martuar dhe me fëmijë, gjithsej 18 anëtarë që kërkojnë mbrojtje dhe siguri të lartë.

Nuk dihet kostoja e sakte e mbrojtje së tyre, por besohet se vetëm një vizitë e gjithë familjes përtej oqeanit kap shifrën e 3.5 milionë dollarëve.

Faturat nuk mbarojnë me kaq. Në maj, mediat amerikane raportuan se qeveria ka shpenzuar 102 milionë dollarë për të mbajtur lojëra golfi, shifër kjo e një viti.

Trump-ët e ndajnë dashurinë për luksin me familjen mbretërore dhe po aq e ndajnë edhe moskokëçarjen për fondet publike.

SHBA-të kanë një avantazh të madh. Presidenti qëndron 8 vite dhe shkon, ndërsa familja mbretërore sa vjen e shtohet, me fatura që zgjaten pafundësisht. /tesheshi/