` . Ruskoska: Hetim financiar për gjykatësit që e liruan Janevën në paraburgim shtëpiak - TV-SHENJA

Ruskoska: Hetim financiar për gjykatësit që e liruan Janevën në paraburgim shtëpiak

Prokurorja Villma Ruskoska paralamëroi se do të ngrejë hetim financiar për gjykatësit të cilët e solën vendimin për transferimin e ish prokurores së PSP-së, Katica Janeva, nga Shutka në paraburgim shtëpiak.

“Vendimin për Janevën ende nuk e kemi marrë. Ne dhamë mendim negativ. Për këshillin që solli vendimin për paraburgim shtëpiak, do të inicojmë hetim financiar. Me gjykatës të këtillë nuk shkohet në BE”, tha prokurorja Ruskoska për MIA-n.

Janeva në orët e pasditës u dërgua në paraburgim shtëpiak pasi Gjykata e Apelit – Shkup e pranoi ankesën e Janevës dhe vendosi që ta transferojë në paraburgim shtëpiak. /SHENJA/