` . Rusia, stacioni i radhës në Formula 1 - TV-SHENJA

Rusia, stacioni i radhës në Formula 1

Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 16-të të sezonit që do të zhvillohet në Rusi, raporton AA.

Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 14:00, ku do të zhvillohen 53 xhiro në pistën e gjatë 5.848 metra në qytetin Soçi të Rusisë, ndërsa gara e madhe do të zhvillohet më 29 shtator, e diel, në orën 14:10.

Pavarsisht se Mercedes vazhdon të jetë lider me diferencë të madhe në klasifikimin e pilotëve dhe ekipeve, në tri garat e fundit fituesit kanë qenë nga pilotë nga ekipi i Ferrarit, Charles Leclerc në Belgjikë dhe Itali dhe Sebastian Vettel në Singapor.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Rusisë në Formula 1 janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani): 296 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 231

3. Charles Leclerc (Monako): 200

4. Max Verstappen (Hollandë): 200

5. Sebastian Vettel (Gjermani): 194

– Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 527 pikë

2. Ferrari: 394

3. Red Bull: 289

4. McLaren: 89

5. Renault: 67