` . Rusia përjashtohet nga Botërori 2022, Lojërat Olimpike 2020 e nga çdo sport tjetër - TV-SHENJA

Rusia përjashtohet nga Botërori 2022, Lojërat Olimpike 2020 e nga çdo sport tjetër

Agjencia Botërore Kundër Dopingut ka vendosur një përjashtim 4-vjeçar ndaj Rusisë për të gjitha kampionatet botërore të sportit, që nga lojëra olimpike të vitit 2020 e deri të botërori i vitit 2022.
Komiteti me 12 anëtarë u mblodh në Lozanë të Zvicrës, dhe mori këtë vendim që është konfirmuar edhe nga kreu i Agjencisë Ruse Kundër Dopingut.

Vendimi u mor pasi verifikimet zbuluan se të dhënat nga Rusia për dopingun e lojtarëve kanë qenë të manipuluara. /TCH/