` . Rusi, 5 persona të vdekur nga shpërthimi gjatë testit raketor - TV-SHENJA

Rusi, 5 persona të vdekur nga shpërthimi gjatë testit raketor

Në një shpërthimi i cili ndodhi gjatë një testimi të raketës bërthamore në një bazë ushtarake në veri të Rusisë, humbën jetën pesë presona, njoftoi të shtunën Agjencia Atomike Ruse (Rosatom), transmeton Anadolu Agency (AA).

Rosatom bëri të ditur se 5 punonjës kanë humbur jetën të enjten gjatë një testimi, të shkaktuar nga “burime izotopike të karburantit në një njësi me energji të lëngshme” në qytetin Severodvinsk në rajonin Arkhangelsk.

Ministria ruse e Mbrojtjes theksoi se shpërthimi nuk ka shkaktuar kontaminim bërthamor, të cilën sot e konfirmoi dhe Rosatom

Me herët gjatë kësaj jave një seri shpërthimesh shkatërroi depon e municioneve në qytetin Achinsk në Siberi, duke lënë një të vdekur.