` . Rritje e prodhimtarisë industriale për 9,8 për qind në muajin gusht - TV-SHENJA

Rritje e prodhimtarisë industriale për 9,8 për qind në muajin gusht

Prodhimtaria induatriale në muajin gusht shënon rritje prej 9,8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për Statistikë.

Shikuar sipas sektoreve, rritje është vërejtur te Furnizimi me energji elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar për 47,9 për qind dhe në Industrinë e përpunuar për 4,5 për qind, ndërsa rënie prej 1,4 për qind ka në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve.

Sipas grupeve kryesore industriale, në gusht rritje ka te Energjia për 39,8 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0,5 për qind, prodhimet kapitale për 14 për qind dhe prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 25,4 për qind, ndërsa rënie ka te Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë për 0,6 për qind.

Rritje prej 5,5 për qind është vërejtur edhe për periudhën janar-gusht në krahasim me tetë muajt e parë të vitit të kaluar.