` . Rritet sërish emetimi global i karbonit - TV-SHENJA

Rritet sërish emetimi global i karbonit

Emetimi global i karbonit ka kaluar sërish në rritje në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit Projektit Global të Karbonit (GCP), emetimi global i karbonit këtë vit pritet të rritet për dy për qind.

Në raport thuhet se emetimi i karbonit, i cili nuk ka shënuar rritje në vitet 2014, 2015 dhe 2016, këtë vit do të rritet deri në dy për qind.

Raporti thekson se rritja më e madhe buron nga Kina, me 3,5 për qind.

Ndërkohë, Robbie Andrew, hulumtues nga Qendra Ndërkombëtare për Hulumtime Klimatike dhe Mjedisore (CICERO), ka thënë se raporti ka treguar se ngadalësimi i ndotjes së karbonit në periudhën 2014-2016 nuk është bërë konstant.

Hulumtuesit paralajmërojnë se nëse shtetet nuk përpiqen mjaftueshëm, atëherë nuk do të mund të arrihen synimet e Marrëveshjes Klimatike të Parisit.

Raporti po ashtu thekson se shtetet duhet t’i qasen ekonomisë me nivel të ulët të karbonit.

Postime të Ngjajshme