` . “Rritet” Google, blen Fitbit për 2.1 miliardë dollarë - TV-SHENJA

“Rritet” Google, blen Fitbit për 2.1 miliardë dollarë

Google ka bërë të tijën biznesin e gjurmuesit fitnes Fitbit, pas një marrëveshjeje 2.1 miliardë dollarëshe që do t’i mundësojë gjigantit të kërkimeve t’i afrohet Apple-it në biznesin që po rritet shpejt të orave smart dhe aparaturave të tjera të lëvizshme.
Fitbit, me bazë në San Francisco, është krijuar në 2007. Google do të paguajë 7.35 dollarë për aksion, një çmim ky për më shumë se 70 për qind të vlerës për aksion para se tregtimi i tyre në bursa të pezullohej më herët këtë javë, në mesin e spekulimeve për shitjen e mundshme. Çmimi, sidoqoftë, është vetëm një fraksion i vlerës së kompanisë kur ajo lulëzoi në 2015. Aksionet fillimisht ishin vlerësuar me 20 dollarë dhe më pas u rritën në më shumë se 50 dollarë në javët pas ofertës fillestare publike. Por, çmimi është goditur vitet e fundit si pasojë e konkurencës nga rivalë më të mëdhenj si Apple, Samsung dhe Xiaomi kinez.

Marrëveshja që është edhe blerja më e madhe e Google që pas Nest, pesë vite më parë, do të duhet sidoqoftë të miratohet nga aksionistët dhe rregullatorët, që do të kenë veçanërisht në fokus mënyrën se si Fitbit menaxhon të dhënat e përdoruesve.

Nëse finalizohet, marrëveshja do të zgjerojë vargun e produkteve të konsumit të Google, që përfshin smartfonët, kufjet, altoporlantët smart si edhe laptopët. /TCH/