` . Rrethrrotullimi i hapur, rekomandohet vozitje e kujdesshme - TV-SHENJA

Rrethrrotullimi i hapur, rekomandohet vozitje e kujdesshme

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa, njofton LAMM.

Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Ky rekomandim në veçanti vlen nëpër qafat malore, ku ekziston mundësia e paraqitjes së shembjes së dheut të cilat vende-vende mund ta pengojnë lëvizjen e drejtuesve.

LAMM përkujton se komunikacioni në rrethrrotullimin e Shkupit nga data 09.08.2016 është normalizuar për komunikacion në të dyja drejtimet, por ka pjesë të rrugës që janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja komunikacioni për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Postime të Ngjajshme