` . Rrahmani shënon golin e 2000 jubilar për Dinamo Zagrebin - TV-SHENJA

Rrahmani shënon golin e 2000 jubilar për Dinamo Zagrebin

Dinamo Zagrebi mbrëmë mposhti 3:1 Lokomotiv Zagrebin në derbin lokal të vlefshëm për xhiron e 32-të në Super Ligën Kroate. Ishte mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani ai i cili në minutën e 57-të shënoi një gol të bukur për epërsi 1:0, ndërsa për më tepër ky ishte goli i 2000-të jubilar për Dinamon në Super Ligën Kroate. Ndryshe dy golat e tjerë për Dinamon u shënuan nga Olmo dhe Petkoviq. Tashmë Dinamo Zagrebi është konfirmuar si kampion i Kroacisë dhe e ka siguruar pjesmarrjen në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.