` . Rosberg fiton Çmimin e Madh të Japonisë - TV SHENJA

Rosberg fiton Çmimin e Madh të Japonisë

Piloti gjerman i Mercedesit, Niko Rosberg,  ka fituar Çmimin e Madh të Japonisë. Rosberg në pistën e Suzukës ishte më i shpejtë, duke e mbyllur garën i pari me kohën 1 orë e 26 minuta e 43 sekonda, ndërsa pas tij u renditën Maks Verstapeni i Redbullit dhe në vend të tretë shoku i skuadrës Luis Hamilton. Top 5-shen në këtë garë e kompletuan dy makinat e Ferrarit, me Sebastian Fetel që u rendit në vend të katërt, ndërsa vendi i pestë i takoi Kimi Raikonenit. Me këtë triumf Rosberg rrumbullakson 9 fitore për këtë sezon, ndërsa 23 në karrierën e tij. Në klasifikimin e pergjithshëm piloti gjerman vazhdon kryesimin me 313 pikë, duke u ndjekur nga Hamilton me 280 pikë. Ndërkohë gjendje e ndryshme në klasifikimin për konstruktor, ku Mercedes arrinë të sigurojë titullin, pasi ka të tubuara 583 pikë, që janë të pa arritshme për Redbullin, të cilët ndodhen në vendin e dytë me 385 pikë. Gara e radhës në kampionatin e Formula 1 do të zhvillohet me 23 tetor në SHBA, në pistën “Ostin”. /SHENJA/