` . Ronaldo thyen rekord historik, e kalon Puskasin (Video) – TV-SHENJA

Ronaldo thyen rekord historik, e kalon Puskasin (Video)

85 gola në karrierë me Kombëtare, Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Evropë.

Cristiano Ronaldo ka vazhduar me formën e mirë në Botërorin e Rusisë. Portugezi e ka kaluar Portugalinë në epërsi kundër Marokut pas 5 minutave lojë, duke shënuar për 1-0.

Ky është goli i katërt për portugezin në Rusi, pas het-trikut kundër Spanjës në sfidën e parë.

Pas këtij goli, Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në Evropë me 85 finalizime, duke kaluar Frenc Puskasin 84.

CR7 tani do të synojë rekordin e përgjithshëm, Ali Daei është i pari me 109 gola. /Insporti/