` . Ronaldo shpallet më i miri i sezonit në Serie A (VIDEO) - TV-SHENJA

Ronaldo shpallet më i miri i sezonit në Serie A (VIDEO)

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit nga Serie A. Që nga koha kur u transferua në Juventus, ai ka realizuar 22 gola dhe ka marrë pjesë në 11 asistime, transmeton Klan Kosova.

Liga e Italisë po ashtu ka ndarë edhe çmimet e tjera, në kategori të ndryshme:

Lojtari i ri më i mirë: Niccolo Zaniolo (Roma)

Portieri më i mirë: Samir Handanoviq (Inter)

Mbrojtësi më i mirë: Kalidou Koulibaly (Napoli)

Mesfushori më i mirë: Sergej Milinkoviq-Saviq (Lazio).