` . Ronaldo shkakton probleme të mëdha për FIFA-n – TV-SHENJA

Ronaldo shkakton probleme të mëdha për FIFA-n

Një nga video-lojërat më të mëdha në botë, EA Sports FIFA ka postuar ballinën e re të FIFA 19 në qershor të këtij viti, me Cristiano Ronaldon në qendër të pamjes së re.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse portugezi e braktisë klubin mbretëror dhe e vazhdon karrierën e tij diku tjetër, shkruan GazetaBlic.

Roli kryesor është Cristiano Ronaldo, portugezi i cili do të festojë ballinën e FIFA-s për vitin e dytë me radhë.

Në të gjitha materialet promovuese, duke përfshirë edhe në video, Ronaldo është në fanellën e Real Madridit. Nëse ai transferohet në Juventus, EA Sports mund të gjendet në telashe të madhe vetëm dy muaj pas publikimit të ballinës zyrtare.

E njëjta gjë ka ndodhur vitin e kaluar me PES, kur Neymar u transferua nga Barça në PSG.